Lajme
Kurti e ka harruar bashkimin kombëtar, Rexhaj i VV-së “guxon” ta përmend në emision
Demokracia
23:49 | 05 Dhjetor 2022

Share:

Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se partia pjesë e së cilës është ai “asnjëherë nuk e ka lënë anash bashkimin kombëtar”.

Ai në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se fitorja  e Zvicrës ndaj Serbisë nuk është përdorur politikisht nga kryeministri Kurti.

“Ne asnjëherë nuk e kemi lënë anash bashkimin kombëtar, por kemi thënë se bashkimi kombëtar nuk bëhet menjëherë”, ka deklaruar ai.

Shefi i tij partiak i Rexhajt, Albin Kurti, tashmë ka kohë që e ka harruar idenë e bashkimit kombëtar. Ai sa ishte në opozitë, bashkim kombëtar e kishte pjesë kryesore të programit politik, mirëpo me të ardhur në pushtet e ka harruar sikur mos të ekzistonte fare. /Demokracia.com/

Të ngjashme