Lajme
Kurti e jep “aminin” për mbylljen e Klan Kosova, “struket” Osmani
Demokracia
17:09 | 29 Korrik 2023

Share:

Zyra e Kryeministrit të Kosovës “mbështet plotësisht” organet që kryejnë detyrat e tyre, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me vendimin e djeshëm të MINT për heqjen e licensës, përkatësisht, mbylljen e televizionit “Klan Kosova”, deri në një vendim tjetër të Gjykatës.

Përmes një serie cicërimash në Twitter, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shprehur se aplikimi i ligjit kundër “biznesmenëve të fuqishëm…në asnjë mënyrë nuk përbën sulm mbi lirinë e medias”.

Të ndjekësh rregullat e regjistrimin është detyrë ligjore, e jo ‘teknikalitet’“, ka shkruar Kurti, teksa ka shtuar edhe se shtrirja e ligjit kundrejt “një shkelësi…nuk bën asgjë për të kërcënuar pluralizmin e medias“.

Në demokraci, organet e autorizuara për të vendosur një gjë të tillë nuk janë në Zyrë të Kryeministrit. Sidoqoftë, këto organe kanë mbështetjet e plot të Zyrës sonë për të kryer detyrat e tyre, përvballë interesave të fuqishmne të biznesmenëve të pasur në linjë kundër tyre“.

Kurti operimin e Klan Kosovës e quan “sulm ndaj demokracisë tonë kur biznesmenë të fortë thejnë ligjin për përfitime financiare“.

Të shtrish sundimin e ligjit kundër shkeljeve të njerëzve të till – në asnjë mënyrtë – nuk përbën sulm mbi lirinë e medias”, ka përfunduar ai.

Frika e GUXO-së

Përveç ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ende asnjë zyrtarë i GUXO-së nuk ka reaguar për vendimin e mbylljes së mediumit “Klan Kosova”. Edhe reagimi i këtij të parit, ishte shumë i mjegullt. Çka u tha?

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për“Kanal 10” rreth vendimit për mbylljen e një prej mediave më të mëdha në vend. Në fakt, ai nuk është se tha diçka të re.

“Liria e fjalës dhe mediave është e garantuar me Kushtetutë.” – qëndrim ky i ngjashëm si ai i presidentes Vjosa Osmani, e cila është themeluese e “Guxo-s”, partisë ku z.Peci është kryetar.

Siç raportoi Nacionale edhe më herët, në postimin e presidencës së Kosovës, pra që u publikua në faqen zyrtare të presidencës, e jo në llogarinë e presidentes Osmani, mund të vërehej një frikë për t’i dalë kundër këtij vendimi të Qeverisë Kurti, që u kritikua si në vend, ashtu edhe nga faktorëi ndërkombëtar.

Çdo dilemë ligjore rreth rastit të licensës së mediumit Klan Kosova, duhet të sqarohet deri në fund nga instancat përkatëse të sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.” – thuhej mes tjerash në komunikatën e presidencës.

Edhe shkrimi i ministrit Peci është i ngjashëm, edhe ai vlerëson se organet e drejtësisë duhet të merren me këtë çështje.

Këto kontestet që mund të lindin mes mediave apo institucioneve, janë legale, procedural dhe institucionet e drejtësisë vendosin. Nuk kam cka të shtoj, nuk i posedoj të gjitha informacione.” – deklaroi ai.

Deri para se të reagonte Kurti pak zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje, e deputet reaguan, pë rose kundër mbrojtjes së lirisë së mediave.

Megjithatë, ishte një deputet që la të kuptohet se e përkrahë vendimin e marrë. Bëhet fjalë për Ardian Golën.

“S’po di bre qysh me thane. Eshte sikur me thane qe Gjakova eshte ne Serbi. Plus me i thane Djakovica.

Pra, ne rastin me te keq kjo do te duhej te ishte metafore qe e ilustron marrine, thene pak me but ne vend te krimit kushtetues. Por qe realisht keshtu edhe ka ndodhe kjo s’do koment. A qe vjen puna edhe me e mbrojte, keshtu vec me ne ndodhe.” – shkroi ai në Facebook.

Vendimi i Qeverisë

Pavarësisht ankesës së mediumit, MINT e refuzoi të njëjtën dhe e bëri me dije se kjo çështje ka përfunduar për ta, duke ia lënë në dorë rastin institucioneve të drejtësisë.

“Mirëpo, Komisioni i Ankesave ka evidentuar po ashtu se përpjekjet e vonuara të palës për t’i korrigjuar shkeljet e saj ndër vite, ende nuk kanë shkuar deri në fund. Vendimi i Komisionit konstaton se, në dokumentet zyrtare për “pronarët e vërtetë të subjektit” KGO Media Invest DOOEL, shtetësia e pronarit të këtij subjekti identifikohet si “Kosovo”, ndërsa shteti i vet ende si “Serbia”, duke e paraqitur përsëri Kosovën si pjesë të Serbisë. Ky konstatim i Komisionit ngre edhe një herë pyetjen, cila është arsyeja e vërtetë pse Klan Kosova sh.p.k. po insiston ta paraqesë Kosovën si pjesë të Serbisë?” – thuhej në komunikatën e ministrisë, të publikuar pasditen e së premtës.

Mediumi “Klan Kosova” ndërkaq, ka njoftuar se i ka të gjitha dokumentet që dëshmojnë se pronari i kompanisë e ka regjistruar në komunën e Gjakovës të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Klan Kosova bëri do të ankohet në gjykatën kompetente rreth rastit.

Krejt kjo shkaktoi reagime të shumta, gjë që duket e nxiti ministren Rozeta Hajdari të bëjë edhe një reagim. Sipas saj, një biznes vetëm pse merret me media, nuk duhet të amnistohet.

Për sa i përket vendimmarrjes në kuadër të MINT, procedimi i rastit Klan Kosova sh.p.k. ka përfunduar.” – deklaroi ajo mes tjerash.

Një zhvillim i tillë, po konsiderohet si sulm serioz ndaj demokracisë së vendit, e madje, shtetet aleate të Kosovës vlerësuan që ky është vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë. Revokimi i licencës së çdo media është një hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe e informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike.” – u tha në një reagim të shteteve të QUINT-it dhe BE-së.

Të ngjashme