Lajme
Kurti dy muaj më parë kërkoi nga Lajçaku njohje “DE JURE”, tash po lufton për njohje “DE FACTO”
Demokracia
22:58 | 27 Tetor 2023

Share:

“Duam njohje DE JURE dhe DE FACTO”, kjo ishte kërkesa e kryeministrit Albin Kurti me 28 gusht të këtij viti për ndërmjetësin evropian Miroslav Lajçak sa i përket dialogut me Serbinë.

Kjo kërkesë u bë në takimin bilateral mes Kurtit e Lajçakut në Forumin e Bledit në Slloveni, shkruan Demokracia.com

“Diskutuan mundësinë për takimin e radhës të nivelit të lartë në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Themelore. Me procesin e ri-fokusuar të zgjerimit të BE-së, ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe njohje reciproke, de-jure dhe de-facto”, kishte shkruar Kurti.

Por, dy muaj pas këtij takimi, ky tentim i Kurtit ka qenë i dështuar pasi nuk ka sjell rezultat.

Sot, treshja udhëheqëse evropiane, kancelari i Gjermanisë, Scholz, presidenti i Francës, Macron dhe kryeministrja e Italisë, Meloni thanë se:”Kosova t’i nisë procedurat për Asociacionin, Serbia njohjen de facto”.

Gjermania, Franca e Italia e nxjerrin zbuluar Kurtin se ka pranuar Zajednicën dhe Serbisë nuk i kërkohet njohje de-jure, por vetëm de-facto

Përveç që e ka pranur Asociacionin, Kurti s’ka arritur të bind evropianët që njohja të jetë “de jure” dhe jo “de facto”./Demokracia.com/

 

Të ngjashme