Lajme
‘Kur partnerët tanë janë bashkë, SHBA-ja është më e fortë’, mesazhi i Shtëpisë së Bardhë pas marrëveshjes Kosovë-Izrael
Demokracia
18:05 | 01 Shkurt 2021

Share:

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Kosova dhe Izraeli edhe zyrtarisht sot kanë nënshkruar marrëveshjen për marrëdhënie diplomatike, marrëveshje kjo e cila u cilësua historike nga të dyja palët, raporton Demokracia.com.


Pas kësaj marrëveshje ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, duke e cilësuar si ditë historike.

Lexo edhe: 

Ministri i jashtëm izraelit e quan historike marrëveshjen me Kosovën, falënderon SHBA-në

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ned Price, duke uruar Kosovën dhe Izraelin, ka thënë se këto lidhje ndihmojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindje të Mesme.

“Urime për Izraelin dhe Kosovën, që kanë arritur të vendosin marrëdhënie diplomatike – një ditë historike. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme. Lidhjet e thella internacionale ndihmojnë më tej paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindjen e Mesme”, ka shkruar Price në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, raporton Demorkacia.com.

Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar, duke e uruar Kosovën dhe Izraelin për këtë marrëveshje.

When our partners are united, the United States is stronger. Congratulations #Kosovo & #Israel. ??????

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on E hënë, 1 Shkurt 2021

Theksojmë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Izraelit është produkt i Shtëpisë së Bardhë, përkatësisht marrëveshje e sponsorizuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, më 4 shtator të vitit të kaluar. /Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Grenell pas zyrtarizimit të njohjes Kosovë-Izrael: Ditë vërtetë historike

Të ngjashme