Lajme
Ministri i jashtëm izraelit e quan historike marrëveshjen me Kosovën, falënderon SHBA-në
Demokracia
16:50 | 01 Shkurt 2021
Fotografi e marrë nga profili zyrtar i Gabi Ashkenazi në rrjetin social Twitter.

Share:

Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, e ka cilësuar historike.

Kosova dhe Izraeli edhe zyrtarisht kanë vendosur marrëdhënie diplomatike përmes një ceremonie virtuale, raporton Demokracia.com.

Këtë marrëveshje e ka cilësuar historike edhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabi Ashkenazi.

Gabi Ashkenazi për këtë marrëveshje i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Lexo edhe: 

Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike

“Sot po e bëjmë historinë dhe për këtë dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Izraeli dëshiron një Ballkan stabil. Marrëveshja e nënshkruar në Uashington i kontribuon kësaj. Shpresojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, u shpreh ai ndër tjerash.

Dy ministritë e Jashtme kanë nënshkruar edhe një memorandum për konsultime politike dhe një për bashkëpunim zhvillimor.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jerusalem.

Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendosje ambasadën e saj në Izrael në Jerusalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jerusalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Po ashtu ministri Ashkenazi ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter, pamje nga momenti i nënshkrimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ai edhe në këtë rrejt social ka bërë të ditur se nënshkrimi i marrëveshjes është një hap shumë i rëndësishëm për të dyja vendet. /Demokracia.com/

Të ngjashme