Sport
Kupa e Spanjës: Sevilla shumë e fortë për Barcelonën
Demokracia
23:03 | 10 Shkurt 2021

Share:

Sevilla ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Barcelonës me rezultat 2:0 në në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, shkruan Demokracia.com.

Një magji e Kounde në pjesën e parë dhe një gol i ish-yllit të katalanasve Rakitic në fundin e ndeshjes kanë çuar ekipin e Lopeteguit një hap larg finales.

Natë për t’u harruar për Umtiti, përgjegjës në të dy golat e shënuar nga luzitanët.

Francezi është lënë në vend nga mbrojtësi 22-vjeçar i vendasve në rastin e golit të parë dhe ka gabuar lëvizje në rastin e golit të dytë të ish-shokut të skuadrës.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 3 mars në “Camp Nou”. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024