Lajme
“Ku gaboi Bisha?” – Prokurorët e SPAK largojnë avokatin Artan Simoni nga mbrojtja e Sali Berishës!
Demokracia
20:59 | 25 Tetor 2023

Share:

Gjykata e Posaçme ka vendosur largimin e avokatit Artan Simoni, si avokat mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha me qëllim zëvendësimin e tij me një tjetër avokat nga lista.

Gjykata do të zgjedhë përmes shortit emrin e ri.

Në njoftim gjithashtu flitet edhe për seancën e radhës e cila do të zhvillohet ditën e nesërme(26 Tetor), në orën 10 të paradites.

Njoftim i Gjykatës së Posaçme:

Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokat Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10 e paradites.

Ky vendim erdhi pasi djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, denoncoi qëndrimin e mbajtur nga avokati Simoni, i cili dy ditë më parë, në një status në Facebook fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”, që sipas tij i referohet babait të tij.

“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”-ishte statusi i Artan Simonit.

Të ngjashme