Lajme
Kryeziu: Në dy vitet e ardhshme do të zbehet vëmendja ndërkombëtare për Kosovën
Demokracia
15:30 | 22 Gusht 2023

Share:

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka bërë me dije se gjatë dy viteve të ardhshme do të zbehet vëmendja ndërkombëtare për Kosovën.

Ai ka treguar se kjo do të ndodh për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në SHBA dhe BE.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se Qeveria e Kosovës duhet ta dinamizojë procesin e dialogut me Serbinë.

“Vitit 2024 e 2025, kur do jenë zgjedhjet në SHBA dhe BE, nuk besoj se do jenë vitet më të mira për Kosovën, përkundrazi në këtë periudhë vëmendja ndërkombëtare ndaj Kosovës do të zbehet dhe s’do jetë e fokusuar në ndonjë zhvillim përmbajtësor. Nëse qeveria aktuale nuk i jep dinamikë proceseve të cilat e përshpejtojnë dialogun, nuk merr përgjegjësi për fillimin e zbatimit të marrëveshjeve deri në fundin e vitit, mbase rrezikon që në dy vitet e ardhshme ta fus Kosovën në një fazë të status quo-së”, ka shkruar Kryeziu.

Sipas tij, kjo gjendje Kosovës do t`i sjell pasoja tjera.

“Kjo gjendje të cilën po e ndihmon qeveria, përpos mbajtjes së Serbisë brenda në politikat ditore e elektorale, do gjenerojë në përditshmëri situatë të brishtë dhe jo të qëndrueshme të sigurisë, ngecje në zhvillimin ekonomik e demokratik dhe humbje të mundësive për fuqizimin e shtetit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kryeministrit Kurti, duhet ta kalojë linjën nga Kosova si projekt, tek Kosova si shtet i vërtetë, politik e demokratik”, ka shkruar Kryeziu.

Të ngjashme