Sport
Kryetari i Mitrovicës reagon për triumfin e Trepçës në Kupën e Kosovës
Demokracia
20:19 | 19 Shkurt 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka reaguar në lidhje me triumfin e KB Trepçës në Kupën e Kosovës në basketboll.

Hamza me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar pamjet nga palestra në Rahovec ku shihet ai me disa basketbollistë të “Minatorëve”, ndërsa ka uruar qytetin që ai drejton për këtë sukses, shkruan Demokracia.com.

“Kryeqyteti i basketbollit. Urime Mitrovicë. Urime Trepça. Urime Torcidë” – ka shkruar Hamza në rrjetin social.

Më të mirët te “Xehtarët” ishin Drilon Hajrizi, Gordon dhe Brown.

Ky ishte trofeu i dytë radhazi i Kupës së Kosovës në basketboll dhe i gjashti në histori për klubin mitrovicas./Demokracia.com/

Të ngjashme