Lajme
Kryetari i Kievit: Pothuajse gjithë territori i Irpinit është nën kontrollin ukrainas
Demokracia
18:33 | 23 Mars 2022

Share:

Pothuajse i gjithë territori i qytezës së Irpinit – që ka qenëskenë e luftimeve të ashpra gjatë javëve të fundit – është nën kontrollin ukrainas, tha kryetari i Kievit.

Më herët gjatë marsit, mijëra banorë u larguan nga Irpini që gjendet vetëm 20 kilometra në veriperëndim të Kievit.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, u tha gazetarëve se forcat ukrainase kanë zmbrapsur trupat ruse nga Irpini, por edhe nga Makariv, qytezë në perëndim të Kievit.

Ai tha se forcat ukrainase kanë “shkatërruar planin që të bëhet rrethimi i Kievit”.

Sipas Klitschko, po ka sulme në veri dhe lindje të qytetit. Ai u përgjigj në pyetjen e gazetarëve lidhur me shpërthimet që po duket se po ndodhin shumë pranë qendrës së Kievit, duke thënë se “ata kurrë nuk do të vijnë në Kiev”.

Ai po ashtu e cilësoi si “propagandë” pretendimin e Rusisë se qendra tregtare në Kiev, që u bombardua të hënën, po përdorej si depo armësh./REL/

Të ngjashme