Lajme
Kryetari i Akademisë e “degjeneron” Përparim Ramen: S’i afrohet as kungjave të Shpendit
Demokracia
10:30 | 07 Shtator 2022

Share:

Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja e sheh si shembull të keq kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Ai, sipas Krajës, s’po bën asgjë të mirë për komunitetin.

“Prishtina është gjysma e Kosovës me popullsi dhe ka kaluar një verë nga më të shëmtuarat që ka pasur ndonjëherë deri më tani dhe asnjë kritikë nuk është shfaqur ndaj Përparim Ramës e as ndaj LDK-së”, deklaroi akademik Kraja në një intervistë në RTK.

Sipas tij, Përparim Rama, brenda një viti ka marrë 12 milionë euro dhe ua ka dhënë shokëve të vet për konsulencë.

“Asnjë hap në përmirësimin e infrastrukturës brenda qytetit”, tha, mes tjerash, Kraja.

“Përparim Rama me punën e tij, nuk i afrohet as kungjave të Shpend Ahmetit”, tha Kraja.

Sipas tij, krejt çfarë ka bërë kryetari aktual i Prishtinës është ngjyrosja e trotuareve që shlyhen sapo bie shi

Të ngjashme