Lajme
Kryetarët e komunave kërkojnë heqjen e masave kundër COVID-19
Demokracia
12:16 | 14 Prill 2021

Share:

Këshilli i Kryetarëve të Komunave, i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka mbajtur gjatë ditës së sotme takim online, në të cilin temë e diskutimit ka qenë situata me pandeminë dhe masat kundër COVID të vendosura nga Qeveria.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar se në këtë takim, janë kundërshtuar masat e vendosura nga Qeveria dhe të gjithë kryetarët prezent në këtë takim, sipas tij, janë dakorduar që të largohen këto masa, përcjell Demokracia.com.

“Në këtë takim, janë nxjerr rekomandime të cilat do t’i dërgohen Qeverisë përmes AKK-së. Është kërkuar nga Qeveria të siguroj më shumë vaksina anti-COVID e po ashtu është kërkuar që të kenë pako ekonomike për t’i ndihmuar bizneset dhe sektorë të tjerë të prekur nga pandemia”, thuhet më tej në njoftimin e Komunës së Drenasit në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Kryetari Lladrovci merr pjesë në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr pjesë në takimin online të Këshillit të Kryetarëve të Komunave, takim ky i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku temë diskutimi ka qenë situata pandemike dhe masat anti-covid të vendosura nga Qeveria.

Në këtë takim, janë kundërshtuar masat e vendosura nga Qeveria dhe të gjithë kryetarët prezent në këtë takim, janë dakorduar që të largohen ato e t’u mundësohet puna gastronomisë me masa kufizuese në hapësirat e tyre.

Në këtë takim, janë nxjerr rekomandime të cilat do t’i dërgohen Qeverisë përmes AKK-së. Është kërkuar nga Qeveria të siguroj më shumë vaksina anti-covid e po ashtu është kërkuar që të kenë pako ekonomike për t’i ndihmuar bizneset dhe sektorë të tjerë të prekur nga pandemia./Demokracia.com/

Të ngjashme