Lajme
Kryeministrja e Estonisë: NATO-ja duhet të ndalë “kriminelin e luftës” Putinin
Demokracia
10:16 | 24 Mars 2022

Share:

NATO-ja duhet të “dyfishojë” përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, ka thënë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, pak para nisjes së samitit të jashtëzakonshëm të aleancës veri-atlantike në Bruksel.

“Mendoj se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona – Putin nuk mund ta fitojë këtë luftë”, ka thënë Kallas, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka nisur luftën në Ukrainë një muaj më parë.

Lideri i Kremlinit është duke marrë hapa “për të na frikësuar” dhe “të na ndalojë nga ofrimi i ndihmës për Ukrainën”.

“Ne nuk duhet të biem në grackë – ne duhet të ndalim kriminelin e luftës”, ka thënë ajo./REL/

Të ngjashme