Lajme
Kryediplomatja gjermane ia përplas në fytyrë Gërvallës: Që nga viti 2018, Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave
Demokracia
20:22 | 12 Tetor 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ia ka thënë troç homologes së saj kosovare Donika Gërvalla-Schwarz, se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave që nga viti 2018, kur LVV e Lista Guxo nuk ishin në pushtet.

Baerbock një ditë para se mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian, ku në rend dite është çështja e liberalizimit të vizave, ka takuar homologen e saj kosovare dhe i ka thënë se Komisioni Evropian tashmë e ka konfirmuar se qysh në vitin 2018, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara.

Ajo është shprehur se Gjermania vazhdon ta mbështesë Kosovën dhe se është koha e fundit që të liberalizohen vizat, shkruan Demokracia.com.

“Progresi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Mirosllav Lajçak është në të mirë të të gjithëve, i cili do të sjell edhe stabilitet në rajon. Ky proces do të ketë përfitim edhe për qytetarët, por është edhe një parakusht për perspektivën drejt BE-së”, ka shkruar ndër të tjerash, Annalena Baerbock.

Kjo ishte një shuplakë për të sepse, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti kohëve të fundit po mundohet që t’ia atribuojë vetes meritat për liberalizimin e vizave për kosovarët.

E për këtë çështje, kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock ia ka thënë edhe në sy Donika Gërvallës, se Kosova qysh në vitin 2018 i ka plotësuar të gjitha kriteret që janë kërkuar nga Komisioni Evropian, përcjell Demokracia.com.

“E kuptoj zhgënjimin tuaj që liberalizmi i vizave për qytetarët tuaj po zgjat kaq shumë. Mirëpo, Komisioni Evropian tashmë ka konfirmuar se qysh në vitin 2018 Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara. Gjermania vazhdon t’ju mbështes në këtë çështje dhe tani është koha e fundit që Kosovës t’i liberalizohen vizat”, ka pohuar Annalena Baerbock. /Demokracia.com/

Të ngjashme