Lajme
Kryediplomati çek për Shqipërinë: Do t’ju mbështesim derisa të bëheni anëtar me të drejta të plota
Demokracia
12:24 | 19 Korrik 2022

Share:

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, tha se do të mbështesin Shqipërinë derisa të bëhet anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Ai, në Konferencën e Parë Ndërqeveritare në Bruksel mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, tha se presin që Shqipëria të kryej detyrimet e procesit të anëtarësimit, njofton Klankosova.tv.

“Mirëpresim faktin që Shqipëria është në pajtueshmëri të plotë me të gjitha politikat për sigurinë e jashtme të BE-së, dhe ju nxisim që të vazhdoni në këtë rrugë. BE-ja dhe Shqipëria do të vazhdojnë bashkëbisedimet mes shoqërisë civile dhe autoriteteve për t’i sjellë qytetarët më pranë njëri-tjetrit dhe mbështetja ndaj tyre të bëhet e sigurte”.

“Presim që Shqipëria në mënyrë strategjike dhe të saktë të komunikojë të mirat dhe detyrimet e procesit të anëtarësimit. Do të mbetet në dorë të vendeve anëtare për të vendosur se këto kushte janë pjekur në përmbyllje të konkluzionit duke pasur parasysh zhvillimet dhe gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim që nga hapja e negociatave”.

“Negociatat e anëtarësimit që po hapim sot do të jenë strikte dhe kërkuese por se me angazhimin dhe vendosmërinë dhe kapacitetin tuaj. Shpresojmë që ta arrijmë një përmbyllje të suksesshme. Do t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe mezi presim t’ju mirëpresim si anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Evropian”, deklaroi Lipavsky.

Të ngjashme