Lajme
Kriza energjetike | Komuna e Gjakovës bëhet gati për dimër, blen gjenerator 10 mijë euro
Demokracia
19:30 | 15 Nëntor 2022

Share:

Paralajmërimet për krizë energjetike gjatë muajve të dimrit e kanë shtyrë Komunën e Gjakovës që të bëhet gati. Kjo komunë ka nënshkruar kontratë për furnizim me gjeneratorë.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, komuna e udhëhequr nga Ardian Gjini do të shpenzojë 9 mijë e 744 euro për furnizim me gjenerator, shkruan Demokracia.com.

Për këtë tender kanë aplikuar katër kompani, ndërsa fituese është përzgjedhur kompania me çmimin me të ultë,  “INFINTT”.

Ndryshe, në fillim të muajit gusht, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Sipas arsyetimit, ky vendim është marrë nga gjendja aktuale botërore energjetike.

Në fund të vitit të kaluar, Qeveria kishte marrë vendim për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme