Lajme
“Krishtlindjet e pamposhtura”| Kievi ndez pemën e festës
Demokracia
14:55 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Pema e Krishtlindjeve u vendos në qendër të Kievit mbrëmjen e të shtunës pas bombardimeve të fundit ajrore ndaj infrastrukturës energjetike.

Këtë vit zyrtarët zgjodhën për të vendosur një pemë artificiale 12 metra të zbukuruar me drita që kursejnë energji, ndërkohë që ato ndizen nga një gjenerator.

Qytetarë të shumtë u mblodhën për të parë pemën edhe pse rreziku i bombardimeve nga ushtria ruse është ende shumë i lartë.

Kryebashkiaku Vitali Klitschkov e përshëndeti këtë moment duke e quajtur “Pema e krishtlindjeve të pamposhtura”.

Të ngjashme