Lajme
Kreu i Sindikatës së Re të KEK-ut paralajmëron greva e protesta: Punëtorët kanë filluar ta lirojnë vendin e punës
Demokracia
14:31 | 18 Nëntor 2023

Share:

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Lluminca ka reaguar në drejtim të Qeverisë së Kosovës, ku ka thënë se që nga viti 2018 janë duke kërkuar ngritje të paga, por që nuk janë përfillur thirrjet e tyre.

Lluminca në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se punëtorët nuk janë duke pasur motiv, pasi që për punën e njëjtë në privat apo në vende të tjera paguhen shumë më shumë, dhe sipas tij shumë punëtorët kanë filluar ta lirojnë vendin e punës.

Kemi kërkuar ngritje të pagave që punëtorët e KEK-ut që nga viti 2018 nuk kanë pasur ngritje të pagave. Në kohën e fundit tregu i punës ka ndryshuar në Kosovë dhe pagat e KEK-ut më nuk janë paga atraktive më nuk janë paga të lakmueshme nga qytetarët e Kosovës dhe kjo bën një hendikep të punëtorëve të KEK-ut sepse nuk kanë motiv të mjaftueshëm kur e shohin që për punën e njëjtë mund të paguhen shumë më shumë në sektorin privat apo në vende tjera, edhe ne kemi shumë punëtor që kanë filluar ta lirojnë vendin e punës.” – ka thënë ai.

Të ngjashme