Lajme
Krasniqi takoi njohësin Joseph, diskutuan për situatën aktuale në Kosovë
Demokracia
12:54 | 19 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar njohësin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, profesorin Edward P. Joseph.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se me Joseph ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë e rajon dhe nevojën për vendime të përgjegjshme në këtë kohë sfiduese.

“Është mirë që Kosova dhe populli ynë ka miq si Profesori Edward!”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Takim shumë i mirë me mikun e Kosovës, njohësin e shkëlqyeshëm të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Profesorin Edward P. Joseph.

Diskutuam për situatën aktuale në Kosovë e rajon dhe nevojën për vendime të përgjegjshme në këtë kohë sfiduese. Është mirë që Kosova dhe populli ynë ka miq si Profesori Edward!

Të ngjashme