Lajme
Krasniqi: Qeveria Kurti, më e dobëta ndonjëherë (VIDEO)
Demokracia
21:21 | 07 Janar 2024

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, qeverisjen Kurti e ka quajtur si më të dobët dhe të paaftë në Kosovë.

Sipas tij, dështimet me bollëk, janë të arriturat e vetme të kryeministrit Albin Kurti, brenda tre viteve në pushtet.

Krasniqi thotë se shefi i qeverisë tashmë e ka degraduar arsimin, shëndetësinë, e ka stagnuar edhe në zhvillim ekonomik.

Andaj, në  parashikimet e tij, kreu i PDK-së thotë se shumë shpejt qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.

“Besoj se në vitin 2024 gjithsesi do tee kemi zgjedhje të parakohshme, por nuk mund të them me siguri se a do të mbahen ato në qershor, në tetor më herët apo më vonë”.

Krasniqi, Kurtin e quan të paaftë edhe për mungesën e një marrëveshjeje konkrete sa i përket çështjes së Asociacionit, për të cilin tha që presidentja s’ka rol aktiv.

“Ka qenë përgjegjësi e tij që të hartojë draftin që prej ditës që e ka marrë detyrën si kryeministër.Të jetë i qartë, e pranoi ose e refuzoi, pasi nuk mund ta shtyjë gjatë me këtë paqartësi dhe manipulim sikur deri tash”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai foli edhe për përhapjen e lajmeve nga pushteti se Serbia po përgatit konflikt të armatosur ndaj Kosovës.

Sipas tij, këto po bëhen vetëm për të shmangur vëmendjen nga problemet reale që po ballafaqohet vendi.

Të ngjashme