Lajme
Krasniqi: PDK hyn në garë me i fitu zgjedhjet, besoj do t’ia arrijmë qëllimit
Demokracia
14:39 | 16 Mars 2024

Share:

Memli Krasniqi së fundmi ka thënë se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.

Ai tha se Kurti nuk dëshiron të ketë një fushatë 30 ditore pasi nuk ka bërë asgjë për këto tri vite qeverisje.

“Unë besoj që duhet sa më shpejt me shku në zgjedhje edhe nëse ai mundet me llogarit që e ka një benefit, ai nuk dëshiron me pas një fushatë 30 ditore, sepse e din që 30 ditë janë shumë, së pari nuk ka njerëz, nuk ka për çka flet, sepse nuk ka bo kurgjo për këto tri vjet. A ka më absurde një njeri që me buxhetin e këtij mandati e kalon 10 miliardshin, figurativisht, po të them se nuk i ka një palë gërshërë për me shku me pre një shirit për një projket të madh”

“Ne e kemi trashëgu buxhetin si PDK në 2007, 700 milionë, ia kemi dorëzu tre-fish më të madh Isa Mustafës në fund të 2014, ia kemi dorëzu mbi 2 miliardë. Por me aq pak buxhet gjatë gjithë viteve qeverisje në si PDK duke udhëheq qeverinë herë me LDK, AKR kemi pas më pak buxhet sesa Albin Kurti në tri vjet, dhe e kemi rindërtu Kosovën”, tha Krasniqi për Blic Interview.

Ai tha se është humbje e madhe për Kosovën, çdo ditë që Kurti, vazhdon qëndrimin në pushtet.

“Është humbje e madhe për Kosovën, çdo ditë e më shumë me vazhdu ky, çdo ditë është minus për neve, ne jemi tu humb, vit i humbun ka qenë vjet dhe parvjet. Të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt ta krijojmë një qeveri të re, dhe ti jepim një drejtim të ri Kosovës, ta kthejmë në binarë prej të cilëve e ka nxjerr Albin Kurti. Njerëzit nuk e kuptojnë një gjë, miqtë tanë janë duke u pakësu, jo vetëm për shkak të sjelljeve të tij, por për faktin se po largohen prej politikës dhe diplomacisë”, shtoi Krasniqi.

Ai thekson se për herë të fundit rritja e pagave ka ndodh para 10 viteve nga Hashim Thaçi,

Krasniqi shton se me këtë inflacion njërzit e kanë të vështirë jetesën andaj edhe po largohen nga vendi.

“Jeta është bërë e shtrenjt në Kosovë, çdo çmim është më i shtrenjt. Sot as nuk ka rrijte të pagave, herën e fundit pagat i ka rrit Hashim Thaçi, para 10 vjete. Me këtë inflacion, me këtë shtrajtim enorm të energjisë, dhe energjia pastaj e shtrajton krejt zingjirin e ekonomisë, njerëzit sot nuk munden me jetu, për atë po ikun prej Kosovës, është e dhimbshme kjo gjë”, theksoi ai.

Krasniqi thotë se PDK-ja, në zgjedhje po hynë për të fituar dhe ta merr mandatin për themelimin e një qeverie të re.

“PDK në garat zgjedhore hynë për me i fitu zgjedhjet, me dal e para dhe me marr menjëherë mandatin për themelimin e qeverisë të re. Garë për vend të dytë nuk besoj që ka, gara për vendin e dytë ka me qenë mes neve dhe LVV, sepse njëra ka me marrë vendin e parë dhe tjetra të dytën, mirëpo ne do të punojnë për vendin e parë, dhe besoj që kemi me pas mundësi, besoj që do të arrijm këtë qëllim.Dëmi që është bërë prej LVV nga Albin Kurti, në këto 3 vite qeverisje është vështirë i riparueshëm edhe me një qeveri të re”, përfundoi Krasniqi.

Të ngjashme