Lajme
Krasniqi: Katër serbë bëhen pjesë e kabinetit të Lulzim Hetemit
Demokracia
14:40 | 04 Korrik 2023

Share:

Ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi e ka informuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq se në Komunën e Leposaviqit në kabinetin e kryetarit Lulzim Hetemit, janë bashkuar katër anëtarë të komunitetit serbë në Kosovë.

“Nga sot, Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi. Bashkëpunimi me Komunat do të vazhdoj, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të Ministrit të Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi.

Mbështetja për Komunat në Republikën e Kosovës mbetet prioritet i Qeverisë dhe përkushtim i vazhdueshëm i yni.

Qeverisja në nivel lokal ka në fokus secilin qytetarë pa asnjë dallim e përjashtim dhe mbështetetet nga inciativat e ndryshme të nivelit qendror.

Me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, diskutuam për inciativat e ndryshme të kësaj ministrie. E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç’rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë.

Nga sot, Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi.

Bashkëpunimi me Komunat do të vazhdoj, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj.

Të ngjashme