Lajme
Krasniqi i pret mërgimtarët në selinë e PDK-së: Ejani edhe ju, të takohemi, të njihemi dhe të diskutojmë për Kosovën
Demokracia
16:09 | 24 Korrik 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se në kuadër të Ditëve të Mërgatës, në selinë e PDK-së janë duke i pritur mërgimtarët.

“Krahëhapur dhe zemrën plot, po i presim mërgimtarët tanë në selinë e PDK-së, në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka falendëruar mërgimtarët për vizitën dhe dashurinë, dhe i ka ftuar të njëjtit për takim dhe diskutim në lidhje me Kosovën.

“Faleminderit për vizitën dhe dashurinë. Ejani edhe ju, të takohemi, të njihemi dhe të diskutojmë për Kosovën!”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Ndryshe, sot dhe nesër Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ku bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës mund edhe të takohen me deputetë.

Të ngjashme