Lajme
Krasniqi flet për idenë e rrezikshme të Vuçiqit: Mund ta rindezë konfliktin në Kosovë
Demokracia
15:11 | 02 Mars 2024

Share:

Analisti Milazim Krasniqi ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentit Aleksader Vuçiq.

Ai ka treguar se presidenti serb ka folur për një ide shumë të rrezikshme.

Sipas Krasniqit, Vuçiq ka folur për furnizimin e serbëve të Kosovës me dinar përmes rrugëve ilegale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ky veprim mund ta rindezë konfliktin në Kosovë.

“Në fjalimin e sotëm drejtuar popullit serb, Vuçiqi ka lancuar një ide të re, e cila mund ta rindezë konfliktin në Kosovë. Ai ka thënë: ‘Në periudhën pasuese do të jemi të detyruar të marrim vendime të ndryshme mbi furnizimin alternativ me para të popullit tonë në KM.’ “Furnizimi alternativ” me dinarë, pra, pritet të bëhet pa marrëveshje, me rrugë ilegale, duke futur paratë në Kosovë pa i marrë leje askujt. Nëse ndodhë ashtu, konflikti bëhet i pashmangshëm. Është mirë ta dimë çka po planifikohet. E pakta, ne që nuk e kemi ndër mend të ikim nga Kosova”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme