Lajme
Krasniqi: Emisarët e dialogut duhet ta pyes Vuçiqin edhe për ngritjen e muzeut të Drazha Mihajlloviqin në Beograd
Demokracia
08:34 | 21 Tetor 2023

Share:

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka bërë me dije se emisarët perëndimor që sot vizitojnë Serbinë duhet ta pyesin presidentin serb edhe për ngritjen e muzeu të Drazha Mihajlloviqin në Beograd.

Ai ka vlerësuar se ky muzeu është kërcënim për shqiptarët dhe për boshnjakët, të cilët kanë qenë objektiv për zhdukje fizike nga lëvizja çetnike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se programi i Drazha Mihajlloviqit për spastrimit etnik të Kosovës mbetet kërcënues edhe sot.

“Përfaqësia e madhe që vjen nesër në Beograd, në fillim të takimit me Vuçiqin, duhet ta pyesin për arsyet pse është ngritur sot muzeu për Drazha Mihajlloviqin në kryeqytetin e Serbisë. Muzeu për udhëheqin famëkeq çetnik serb është kërcënim për shqiptarët (dhe për boshnjakët) të cilët kanë qenë objektiv për zhdukje fizike nga lëvizja çetnike. Programi i Drazha Mihajlloviqit për spastrimit etnik të Kosovës, mbetet kërcënues edhe sot. Në këtë vazhdë, plani terrorist i Radojçiqit në veriun e Kosovës është vazhdimësi e asaj ideologjie, të cilën tentoi ta zbatonte Drazha Mihajlloviqi e më vonë edhe Sllobodan Millosheviqi. Në “Instruksionet” e Mihajlloviqit (të datës 20 dhjetor 1941) kryeçetniku serb propozonte këtë veprim pës spastrimin etnik të Dukagjinit: ‘Forcat pjesërisht të veprojnë nëpër Çakorr në drejtim të Rrafshit të Dukagjinit me detyrë që në këtë drejtim të spastrohet territori nga shqiptarët, si dhe t’u pritet rruga atyre që do të ndiqen nga Peshteri-Sanxhaku.’”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme