Lajme
Krasniqi e pret në takim ambasadorin Abbott: Situata aktuale është serioze dhe shqetësuese
Demokracia
16:13 | 07 Qershor 2023

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ai thotë se me Abbott diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

”Në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë ta pres sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. Në këtë takim, shpreha qëndrimin e PDK-së në lidhje me situatën aktuale, e cila, fatkeqësisht, është serioze dhe shqetësuese. Ambasadorin Abbott e sigurova se populli i Kosovës vazhdon të mbetet i orientuar drejt dhe bindshëm në rrugën euro-atlantike dhe çmon raportet e mira me aleatët tanë ndërkombëtarë. Ambasadorit Abbott ia rikonfirmova qëndrimin konsistent të PDK-së, që interesat e shtetit dhe popullit tonë do t’i vë gjithmonë para interesave partiake”, tha Krasniqi.

Të ngjashme