Lajme
Krasniqi: Draft Statutin është dashur ta shkruante qeveria e mbi atë bazë të negociohej
Demokracia
21:22 | 03 Janar 2024

Share:

Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se Draft-Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të duhej ta shkruante qeveria e Kosovës dhe më pas negociatat të zhvilloheshin mbi bazën e tij.

Krasniqi, duke iu referuar deklaratave të zëvendëskryeministrit Bislimi, ka thënë më tej se Asociacioni është pranuar tashmë dhe se pranimi i tij nuk mund të mohohet.

Postimi i plotë:

Besnik Bislimi po tregon se Asociacioni është pranuar dhe po i tregon fazat e themelimit. Bislimi po thotë kështu: “Me këtë implementim, procesi është vendosur në atë mënyrë që në secilën fazë të punës me Asociacionin, faza e parë është miratimi i draft-statutit, e dyta është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pastaj vendimi i Qeverisë dhe i katërti element është themelimi.” Besnik Bislimi është njeriu më kompetent për këtë proces, prandaj duhet t’u besojmë fjalëve të tij, e jo të atyre që gënjejnë se nuk është pranuar Asociacioni. Unë jam dakord me këto procedura që janë propozuar. Vetëm një gjë është bërë gabim këtu: Draft Statutin është dashur ta shkruante qeveria e mbi atë bazë të negociohej. Sidoqoftë, është e qartë se Asociacioni është pranuar nga qeveria Kurti. Pas këtij pohimi eksplicit të Besnik Bislimit, kushdo që thotë ndryshe për Asociacionin, duhet të etiketohet si mashtrues.

Të ngjashme