Lajme
Krasitja e drunjve në kryeqytet, Musliu i reagon Ramës dhe ia përmend Londrën
Demokracia
10:18 | 22 Mars 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar në lidhje me trafikun e dendur në Prishtinë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zgjedhja e udhëheqjes Komunale të Prishtinës për ti krasitur disa drunjë në mëngjes në rrugën me të ngarkuar tek semaforët e Santesë , sot ka shkaktuar vonesa të shumë qytetarëve për të shkuar në punë.

Sipas saj, nëse kjo kishte ndodhur në Londër Kryetari i Londrës kishte dhënë dorëheqje.

“Përparim Rama ti a me duket a pate ardhe nga Londra për tu bërë Kryetar???”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme