Lajme
Kraki e fton për kujdes Jahja Kokajn: Është mashtrim, nuk jeni i ftuar në konferencë shkencore në Paris
Demokracia
18:08 | 15 Maj 2022

Share:

Deputetin e Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, e kanë ftuar në një konferencë shkencore në Paris. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook. Deputeti ka treguar se atje ia kanë paguar udhëtimin dhe akomodimin.

Por lidhur me akomodimin e tij, analisti Nezir Kraki i ka komentuar që të bëjë kujdes nga një mashtrim i mundshëm në Internet.

Në komentin e tij, Kraki thotë se pas një verifikimi që ka bërë del se Konferenca në fjalë dhe të gjitha logjistikat e lidhura me të janë një mashtrim I orkestruar me mjeshtri.

“Prandaj ju ftoj te mos bëni pagesën 650€ për « para-regjistrim » sepse do i humbni ato para”, shkruan në koment Kraki.

Komenti i tij i plotë:

“Profesor i nderuar, me keqardhje ju njoftoj se pas nje verifikimi te thjeshte, duket se Konferenca ne fjale dhe te gjitha logjistikat e lidhura me te eshte nje mashtrim i orkestruar me mjeshtri. Prandaj ju ftoj te mos beni pagesen 650€ per « para-regjistrim » sepse do i humbni ato para. Hoteli i permendur ne Paris per akomodim nuk ekziston fare, sikurse nuk ekzistojne as firmat sponsorizuese te ketij eventi. Numri per rezervimin e hotelit ne Paris eshte numer virtual VOIP dhe jo fiks, ne Paris adresa e hitelit eshte nja ndertese banimi. Perveç kesaj, krejt faqet e internetit jane veç « interface page ». Mashtrime te tilla ndodhin sot shpesh permes internetit. Ju nuk keni nevoje per mashtrues qe ta paraqisni punen tuaj. Shendet e te fala nga Parisi i vertete.”

 

Të ngjashme