Lajme
Në varrimin e 39-vjeçares që u vetëmbyt në lumin Buna ishin të pranishëm vetëm disa familjarë
Demokracia
18:24 | 08 Maj 2024

Share:

Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen.

Pasi është dërguar në Durrës sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë marrë pjesë pak njerëz.

Siç shihet edhe nga pamjet, ceremonia është kryer në heshtje, pa lot e deklarata, raporton Top Channel.

Ditën e djeshme u mbyllën kërkimet pesë ditore për gjetjen e trupave të 39-vjeçares dhe tre fëmijëve të saj, e që trupi i saj ishte ai i fundit që u gjet, shkruan Reporteri.net.

Lidhur me rastin, në paraburgim ndodhet bashkëshorti i saj, pasi i njëjti dyshohet se ka shkaktuar veprën penale “Shkakim i vetëvrasjes”.

Të ngjashme