Diaspora
KQZ njofton për periudhën e regjistrimit, për votimin përmes postës
Demokracia
12:35 | 13 Janar 2021

Share:

Të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, të cilët jetojnë jashtë vendit, që nga 13 janari e deri më 21 janar, do të mund të aplikojnë për regjistrim, për të votuar përmes postës.

Kështu ka bërë të ditur të mërkurën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme, për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

https://www.facebook.com/kqzkosova/posts/4847636111977228

Të ngjashme