Lajme
KQZ-ja e Serbisë: Zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc të Madh do të mbahen më 23 qershor
Demokracia
22:41 | 17 Qershor 2022

Share:

Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë në mbledhjen e mbajtur sonte ka miratuar vendimin për ripërtëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit pas ankesës nga “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, gjegjësisht kërkesën për anulimin e përsëritjes së votimit në vendvotimin 6, në mënyrë që banorët e Tërnocit të Madh të shkojnë drejt kutive të votimit për herë të katërt, shkruan Demokracia.com.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve po ashtu sonte ka marrë vendim që të enjten, më 23 qershor, të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Tërnovc të Madh.

Sipas njoftimit të KQZ-së, në mbledhjen e 76-të është miratuar Vendimi për rivotimin në vendvotimin nr. 6 në zgjedhjet për deputetë të mbajtura më 27 maj 2022.

Në votimin e fundit, i treti, Shaip Kamberi nuk arriti që për vetëm 13 vota të zgjidhej deputet në Kuvendin e Serbisë dhe me pas Koalicioni që drejton ai u ankuar në Gjykatën Administrative për parregullsi, gjë që çoi në ripërtëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc për herë të katërt. /Demokracia.com/

Të ngjashme