Lajme
KQZ: 33 shkolla refuzojnë mbajtjen e votimit në veri
Demokracia
08:52 | 18 Prill 2024

Share:

Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se 33 shkolla në veri të vendit kanë refuzuar mbajtjen e votimit për shkarkimin e kryetarëve më 21 prill.

Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së, ka thënë se drejtorët e shkollave kanë refuzuar.

“Drejtorët e shkollave kanë refuzuar t’i japin qasje KKZ-ve në shkolla me pretendimet se në këto shkolla tashmë janë organizuar aktivitete”, ka thënë Ahmetaj.

Nga ana tjetër, anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se institucionet e kanë për detyrë t’i hapin shkollat.

“KQZ-ja në bashkëpunim me komunat e ka për obligim që ta njoftojë Prokurorinë dhe në bazë të detyrës zyrtare të ngre aktakuzë dhe të ndjekë penalisht çdo person që e pengon në çfarëdo mënyre procesin. Nuk duhet të heshtim. Kjo është lojë e rrezikshme. Ato janë objekte të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurteshi.

Kujtojmë se Lista Serbe ka bërë të ditur se do të bojkotojë referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore.

Të ngjashme