Lajme
KPK thirrje Vjosa Osmanit: Dekretoje Blerim Isufajn, është kërkesë legjitime
Demokracia
22:05 | 14 Maj 2023

Share:

Organi i cili vazhdimisht po atakohet nga pushteti aktual- Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë për “Expose” se nuk ka asnjë arsye që të ketë zvarritje të këtij procesi dhe se i kanë bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që ta dekretoj kandidatin për kryeprokuror Blerim Isufajn.

KPK-ja, vlerëson në vazhdimësi se dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit është esencial për sistemin prokurorial dhe në përgjithësi për sundimin e ligjit në vend.

“KPK-ja, pas letrave të shkëmbyera me Zyrën e Presidentes të Republikës së Kosovës lidhur me dekretimin e z. Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, pret që Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, si garantuese e funksionimit të institucioneve të vendit, të bëjë dekretimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, në mënyrë që të ketë funksionalitet të plotë dhe të sigurohet zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kërkesa e Këshillit Prokurorial të Kosovës për dekretimin e z.Blerim Isufaj në krye të institucionit të Prokurorit të Shtetit është legjitime, si dhe ka për qëllim krijimin e mundësisë për mirëfunksionimin e Prokurorit të Shtetit, ngaqë vendit i nevojitet Kryeprokurori i Shtetit me mandat dhe fuqi kushtetuese dhe ligjore. KPK-ja, vlerëson në vazhdimësi se dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit është esencial për sistemin prokurorial dhe në përgjithësi për sundimin e ligjit në vend”, thonë ata.

Të ngjashme