Sport
Kosovare Asllani iu tregon suedezëve për vizitën në Kosovë: Më trajtuan si mbretëreshë, ëndërroj ta mbyll karrierën ndaj “Dardaneve”
Demokracia
18:55 | 21 Shkurt 2023

Share:

Sulmuesja e AC Milanit, Kosovare Asllani për mediat suedeze ka deklaruar se është trajtuar si mbretëreshë në vizitën e saj në Kosovë.

Asllani ishte në Kosovë për 15 vjetorin e Pavarësisë më 17 shkurt, ku vizitojë Federatën e Futbollit të Kosovës, derisa edhe mori medalje nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“E kisha babin me vete për herë të parë, ishte shumë emocionale. Mendoj se është e rëndësishme të kujtoj rrënjët e mia. Prindërit e mi ishin lindur dhe rritur në Kosovë prandaj ishte e madhe për ta dhe mua gjithashtu”.

Ajo tregoi se në momentin kur pa vajzat e reja që mbanin emrin e saj në fanellë bëri që të emocionohej.

“Në ato momente u bëra emocionale. U rrita në Vimmerby dhe kur një futbollist të viziton ti inspirohesh dhe motivohesh. Tani është edhe më e veçante për mua që të shkoj aty sërish. Ata ndoshta nuk kanë kushtet më të mira, por nuk mendoj se do t’i ndalë ndokush të marrin atë që duan në botë”.

“Jam personalisht e pasionuar mbi barazinë. Është një ndër problemet në zemrën time, asnjëherë nuk e kam parë vetën vetëm si futbolliste por që të ndihmoj të promovoj futbollin e grave dhe vajzat mund të bëjnë më mirë në kushte më të mira”.

Në fund, ish futbollistja e Real Madridit deklaroi se u trajtua si mbretëreshë dhe ëndërron për një përballje ndaj Kosovës.

“Edhe kryetari i shoqatës së futbollit më trajtoi si më të madhe se lojtarët (meshkuj). U trajtova si mbretëreshë kur shkova aty, kjo më inspiroj. Njerëzit mendojnë se Kosova është mbrapa, por mendoj se janë shumë përpara në barazinë gjinore”.

“Vërtetë u ndjeva si model për ta, ishte shumë mirë. U motivova edhe më shumë. Kam thënë se kur të vendosi të mos luaj më për kombëtaren, dëshira ime është të përballem me Kosovën në ndeshjen e fundit”.

Të ngjashme