Sport
Kosova U21 nis kualifikueset me këmbë të mbarë, mposht Andorrën U21 në Prishtinë
Demokracia
21:55 | 08 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës U21 ka regjistruar fitoren e parë në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2023.

“Shpresat” e Kosovës triumfuan me rezultat të pastër 2-0 ndaj Andorrës U21, raporton Demokracia.com

Golat e fitores për Kombëtaren U21 të Kosovës u shënuan në tetë minutat e fundit.

Dion Berisha zhbllokoi shifrat në minutën e 82-të.

Ndërkohë golin e “nokautit” Andorrës ia realizoi Mark Merlaku tre minuta më vonë.

Kësisoj, Kosova U21 është momentalisht në vendin e dytë në Grupin G. /Demokracia.com

Të ngjashme