Kosova ende nuk ka një datë dhe kur do t’u njihen qytetarëve të saj certifikatat e COVID-19 nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në mesin e muajit prill pritet që të përmbushen kriteret dhe standardet e vendosura nga BE-ja.

Ky projekt sipas MSh-së, është i ndarë në disa faza.

“Faza për Upgrade të Certifikatës së vaksinimit për të përmbushur kriteret dhe standardet e EU-së me kontratë planifikohet të përfundojë teknikisht deri në mes të muajit Prill. Aktualisht progresi është i kënaqshëm dhe presim që ta përfundojmë teknikisht edhe më herët se që parashihet”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Pas plotësimit të kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian, Kosova do të aplikojë për njohjen e kësaj certifikate. Koha e aprovimit të certifikatës COVID-19 ende nuk dihet sepse sipas MSh-së nuk është në kompetencën e tyre.

Portali, Kallxo.com kishte raportuar për mosnjohjen e certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19 në vendet e BE-së.

Ky investim 168 mijë eurosh i MSh-së, do të japë qasje në certifikatë pa rrjet dhe certifikata do të njihet offline.

“Kemi aplikuar për njohjen e certifikatës së vaksinimit në BE”, kishte deklaruar Vitia.

Kurse ministri aktual i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha para komisionit parlamentar se ende nuk ka datë se kur do të bëhet njohja e certifikatës së vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian.

“Certifikata e vaksinimit është duke u punuar, inxhinierët janë duke punuar por ende nuk e dimë se kur do të bëhet, kur kam biseduar me ata që po punojnë në këtë, më kanë thënë edhe dy javë, por kjo ka qenë para dy javësh dhe s’mund të ju them se kur bëhet”, kishte thënë ministri Latifi gjatë kësaj jave.

Dozat përforcuese të serisë së vaksinimit me dy doza do të regjistrohen si “3/3”, ndërsa dozat përforcuese të vaksinave me një dozë do të rikuperohen si “2/1″.

Në të njëjtën kohë, ata që janë shëruar nga COVID-19 dhe kanë marrë dozën e parë të një vaksine me dy doza, do ta kenë të regjistruar si “2/1” në certifikatat e tyre.

Certifikatat nuk do të kenë një datë vlefshmërie, por aplikacionet celulare të përdorura për të verifikuar certifikatat digjitale të COVID të BE-së do të rregullohen për të kontrolluar dhe verifikuar nëse certifikata është ende aktive apo ka skaduar.

Për të lehtësuar lëvizjen e lirë dhe të sigurtë gjatë pandemisë COVID-19, Parlamenti Evropian dhe Këshilli miratuan më 14 qershor 2021, Rregulloren për certifikatën digjitale të BE -së për COVID-19.

Shtetet anëtare duhet të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar qasjen në vaksinim për ato grupe të popullsisë, certifikatat e vaksinimit të lëshuara më parë i afrohen kufirit të periudhës standarde të pranimit.

Deri më tani, asnjë periudhë standarde pranimi nuk do të zbatohet për certifikatat e lëshuara pas administrimit të dozave përforcuese, duke qenë se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme në lidhje me periudhën e mbrojtjes nga COVID-19 pas marrjes së kësaj doze përforcuese. /Kallxo.com/