Lajme
Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj
Demokracia
09:44 | 05 Gusht 2023

Share:

Tetiana Kraselnykova është gazetarja e radhës nga Ukraina që i është bashkuar programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Siç ka njoftuar AGK-ja, Kraselnykova do të strehohet në Kosovë së bashku me djalin e saj, Nazar Chaban.

“Gazetarja u mirëprit dje pas mesnate në aeroportin e Prishtinës nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi-Bojaj, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme