Sport
Kosova humbet 3 lojtarë para ndeshjes me Zvicrën
Demokracia
12:53 | 18 Nëntor 2023

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se tre lojtarë do të mungojnë në ndeshjen ndaj Zvicrës. Tre lojtarë të cilët iu shtohen mungesave të Vedat Muriqit, i dëmtuar, dhe Amir Rrahmanit dhe Edon Zhegrovës të pagrumbulluar.

Sipas njoftimit të FFK-së ndaj Zvicrës do të mungojnë futbollistët Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe portieri Arijanet Muriç.

Rashica është dëmtuar në fund të stërvitjes së djeshme dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjet kualifikuese kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë.

Ndërsa Krasniqi, i cili u dëmtua disa ditë më parë, nuk është në gjendje për të luajtur në ndeshjen e sotme, por po bëhet përpjekje për ta riaftësuar për sfidën e ardhshme me Bjellorusinë.

Ndërkohë, portieri Muriç po përballet me një gjendje gripale, e cila ka bërë që ai të mos jetë në gjendje të përfshihet as në stërvitjen e fundit dhe si rrjedhojë do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme.

Kosova do të luajë këtë të shtunë përballë Zvicrës në transfertë, në Bazel, duke filluar nga ora 20:45. Vetëm një fitore do mbante gjallë shpresat e dardanëve për një vend në Kampionatin Evropian, Euro 2024.

Të ngjashme