Lajme
Kosova gjatë vitit 2020 shënoi rritje të eksportit, u veçuan dy produkte
Demokracia
11:45 | 28 Shkurt 2021

Share:

Kosova ashtu si vendet e tjera u përball me problemet ekonomike që prej shfaqjes së pandemisë. Megjithatë, gjatë 2020-tës ka pasur një rritje të eskportit në krahasim me vitet e kaluara.

Rritjen e eksportit dhe rënien e importit e konfirmojnë nga Dogana e Kosovës. Në përgjigjet për Demokracia.com, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci është shprehur se “brenda vitit të kaluar ka pasur rënie të importit dhe krahasuar me vitin paraprak. Gjatë vitit 2020, Kosova pranoi 3.2 miliard euro importe”.

Në anën tjetër, ai ka konfirmuar se në vitin 2020 është shënuar rritje e eksportit kosovar e sidomos në produktet e pijeve dhe mobileri.

“Eksporti kosovar ka shënuar rritje nga krahasim me vitin 2018 dhe 2019 dhe atë kryesisht në produktet te pijeve si dhe mobilieri”, tha Stavileci për Demokacia.com

Nga 300 milionë euro eksport sa ishte në vitin 2018, dhe 340 milionë në vitin 2019, gjatë vitit 2020 Kosova eksportoi 450 milionë euro mallra kryesisht në produktet e pijeve dhe mobilieri.

Stavileci mes tjerash për Demokracia.com ka konfirmuar se gjatë vitit 2020 nga mallrat që më së shumti u importuan kryesisht dominuan derivatet e naftës, produktet e duhanit, automjetet, industria ushqimore, e ndërtimit e të tjera.

“Gjatë vitit 2020 u importuan kryesisht derivatet e naftës, produktet e duhanit, automjetet, industria ushqimore. Për dallim me vitet paraprake kemi pasur ngritje të importit të derivateve të naftës dhe të industrisë së ndërtimit”, vazhdoi Stavileci.

Sa i përket eksportit, Kosova në vitet paraprake eksportonte metalet bazë dhe artikujt prej tyre, produktet minerale, pastaj ushqimet e përgatitura e produkte të ngjashme, ndërsa gjatë vitit 2020 u eksportuan më shumë produkte të pijeve dhe mobilieri.

“Gjatë vitit 2020 Kosova pati rritje të eksportit të shumë mallrave e diferenca mund të përmendet te produktet e pijeve dhe mobilierit”, tha Stavileci për Demokracia.com

Në fund, Adriatik Stavileci përmendi edhe konfiskimet e mallrave gjatë vitit 2020 nga Dogana e Kosovës, e që të cilat nuk ishin të pakta në numër.

“As këtë vit nuk ishte i ulët numri i konfiskimeve të mallrave. Numri total i kundërvajtjeve doganore ka arritur 1230 raste”, sqaron zëdhënësi Stavileci

“Konfiskimet e mallrave kane qene te llojeve te ndryshme si dhe te arsyeje vë te ndryshme, duke filluar nga keq deklarimi, fshejha e mallrave, etj”, përfundoi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme