Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka reaguar pasi mbrëmë Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e planit evropian.
Bajrami në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se me ujdinë e mbrëmshme, Kosova ecën përpara.
Ai theksoi se tani topi është në fushën evropiane.
“Me marrëveshjen e mbrëmshme, Kosova ecën përpara. Tani topi është në fushën evropiane. Këshilli i Evropës dhe Këshilli i BE-së duhet të marrë drejtimin dhe të hapë dyert. Nuk ka kohë për të humbur!”, ka shkruar ai.
Early morning after in Ohër/Ohrid.
With last nights agreement, #Kosova moves forward.
Now the ball is in European court.@coe and @EUCouncil should take the lead and open the doors.
No time to lose! pic.twitter.com/DBkHyd1je7— Agron Bajrami (@AgronBajrami) March 19, 2023
Takimi i liderëve të Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 18 mars në Ohër të Maqedonisë Veriore, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./Demokracia.com/