Lajme
Kosova bëhet vend i vuajtjes së dënimit për kriminelë që s’kanë lidhje me vendin tonë
Demokracia
15:00 | 07 Qershor 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e qeverisë së Kosovës të mërkurën, shkruan Demokracia.com.

Projektligji është votuar me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Qendra korrektuese me 300 qeli që i jepet me qira Danimarkës gjendet në fshatin Pasjak, në afërsi të qytetit të Gjilanit dhe aty do të vendosen 300 të burgosur, që nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë, ku nuk do të ketë të dënuar për terrorizëm dhe as të dënuar me sëmundje mendore.

Kosova bazuar në ujdinë për burgjet me Danimarkën në 10 vitet e ardhshme duke i lëshuar 300 qeli burgu me qira, pritet të përfitojë një shumë prej 210 milionë eurosh.

Përveç dhomave të rregullta të vizitave, në Burgun e Gjilanit do të krijohen edhe tri banesa për vizitë, ku të afërmit dhe të burgosurit mund ta kalojnë natën së bashku, ashtu siç është e mundur në Danimarkë.

Në qeverinë daneze ka një pajtueshmëri të gjerë që të drejtat duhet të jenë të njëjta për personat e dënuar pavarësisht se ku ata e vuajnë dënimin, por që të drejtat duhet, si të thuash, të dozohen në atë mënyrë që kostot të mund të mbahen të ulëta.

Lexo edhe:

Danimarka do të huazojë çelitë në burgjet e Kosovës

Të ngjashme