Lajme
Danimarka do të huazojë çelitë në burgjet e Kosovës
Demokracia
20:30 | 15 Dhjetor 2021

Share:

Danimarka do të marrë hua 300 çeli në burgjet e Kosovës, kjo sepse të dyja vendet tashmë kanë nënshkruar një kontratë të tillë.

Siç raporton mediumi danez “Tv2.dk” ishte ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, si që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes.

Tutje siç raportohet nga mediumi danez ministri Haekkerup ka thënë do të rriten edhe kapacitetet në burgjet në Danimarkë.

“Në mesin e tjerave, ne jemi pajtuar se duhet bërë punë për të marrë me qira vende burgu në Kosovë për deportim të të dënuarve nga shtetet e treta. Dhe po zgjerojmë vendet në burgjet në Danimarkë si periudhë afatshkurte ashtu edhe afatgjate”, tha Haekkerup.

Të ngjashme