ShowBiz
Koronavirusi merr jetën e skenaristit që parashikoi pandeminë, zgjedhjen e Trump-it si president dhe trazirat në Capitol Hill
Demokracia
08:52 | 02 Shkurt 2021

Share:

Marc Wilmore, shkrimtari dhe producenti i cili punoi në shfaqje ikonike televizive si “The Simpsons” dhe “In Living Colour”, ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Këtë lajm e bëri të ditur vëllai i Marc, komediani Larry Wilmore përmes një deklarate në Twitter, ku tregoi se Marc nuk mundi të fitonte luftën kundër koronavirusit.

“Vëllai im i ëmbël, Marc Edward Wilmore, vdiq mbrëmë ndërsa po luftonte me COVID. Vëllai im ishte i butë, gazmor, engjëll. Të dua vëllai im i vogël”, shkroi Larry.

Marc ka parashikuar shumë nga ngjarjet që kanë ndodhur në SHBA në filmin e animuar “The Simpsons”, si zgjedhja e Trump-it si president, rënien e kullave binjake, madje edhe pandeminë. /Demokracia.com

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024