Auto&Tech
Kopja e komunikimit satelitor të Apple për telefonët Android shuhet 10 muaj pas prezantimit
Demokracia
08:16 | 15 Nëntor 2023

Share:

Qualcomm prezantoi Snapdragon Satellite në Janar të 2023 ndërsa sot, 10 muaj më vonë dhe me zero konsumatorë, produkti duket i vdekur.

Një prej veçorive më unike të iPhone 14 ishte debutimi i komunikimit satelitor në raste urgjente quajtur “Emergency SOS via satellite.”

Gjatë një përdorimi normal, smartfonët kanë probleme me lidhjen satelitore por është e mundur që sasi e vogël të dhënash të dërgohen në kushte ideale me ndihmën e një aplikacioni orientues.

Apple e shndërroi në një mënyrë për të dërguar mesazhe tek shërbimet e urgjencës në rastet kur mungon mbulimi celular. Ekosistemi Android menjëherë reagoi për të kopjuar funksionalitetin.

Qualcomm prezantoi Snapdragon Satellite në Janar të 2023 ndërsa sot, 10 muaj më vonë dhe me zero konsumatorë, produkti duket i vdekur.

Partneri satelitor i projektit, Iridium, njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit përmes një njoftimi për shtyp edhe pse Qualcomm thotë se dëshiron të vijojë punën me Iridium në projektet e ardhshme.

Në të vërtetë projekti po vdes sepse Qualcomm nuk arriti të bindë asnjë prej prodhuesve të telefonëve Android të shtojnë komunikimin satelitor në një telefon. Zgjidhja që Qualcomm ofronte nuk kërkonte ndonjë harduer të ri dhe siç duket refuzimi ka ardhur si rezultat i dizajnit dhe implementimit të Qualcomm që nga tarifat tek materialet.

Propozimi i Qualcomm përdorte protokollin e Iridium ndërsa kompania tha asokohe se implementimi i tyre do të përfshinte mbështetjen për rrjetet tokësore 5G.

Njoftimi origjinal për mediat e bënte shërbimin të dukej si një komunikim dy-drejtimesh e madje Qualcomm tregoi një aplikacion sesi do të funksiononte. /PCWorld Albanian

Të ngjashme