Barazia
Kontributi i pashoq i grave të Jasharëve në luftë, gruaja e Ademit u vra duke bartur fishekë
Demokracia
21:06 | 07 Mars 2021

Share:

Në mesin e të vrarëve në familjen Jashari me 5,6 e 7 mars janë edhe shumë gra e vajza.

Familja përshkruan se roli i tyre ishte shumë i rëndësishëm për të kontribuar në luftë, krahas burrave e djemve të tyre.

Bekim Jashari, që është djali i komandantit Hamëz Jashari, tha për Klan Kosova se gratë kanë ndihmuar duke mbushur karikatorët me plumba, e pa lënë anash edhe ushqimin.

Ndërkaq rrëfehet edhe se si gruaja e Adem Jasharit u vra në shkallë, duke bartur fishekë.

Për gratë e Jasharëve kërkohet që të bëhet më shumë, dhe të njihet edhe roli i tyre  në rezistencën kundër okupatorit serb.

Të ngjashme