Lifestyle
Konsumimi i qershive për të shkrirë dhjamin në bark
Demokracia
12:11 | 28 Prill 2021

Share:

Qershitë janë prej pemëve më të shijshme dhe të preferuarat e shumicës.

Edhepse ato janë jetëshkurtër, konsumimi i tyre nuk është i thënë të përfundojë me stinën, sepse ato mund të përdoren edhe të ngrira apo në formë kompostosh apo xhemash, transmeton Demokracia.com

Natyrisht efekti i tyre më i mirë është kur ato janë të freskëta.Qershitë e freskëta na ndihmojnë që fizikisht dhe mendërisht të ndihemi më mirë dhe na japin energji kur jemi të sfilitur.

Një studim i bërë në Universitetin e Miçiganit ka treguar se antocianinet që gjenden në qershi ndihmojnë në shkrirjen e shtresave të dhjamit nga zona e barkut, si dhe e ulin nivelin e kolesterolit. Pra, nëse hani qershi, do ta keni një disponim më të mirë, do të humbni kilet e tepërta dhe do të keni një shëndet më të mirë. Për këtë shkak, më mirë është që të hamë 20 qershi, sesa ta pimë një aspirinë.

Po sjellim një listë me dobitë e konsumimit të qershive:

  • Shkrijnë dhjamin nga barku
  • Ndihmojnë në rikthimin e energjisë pas punëve të rënda
  • E ulin rrezikun nga infarkti i zemrës dhe trurit dhe nga sëmundjet kardiovaskulare
  • Qetësojnë proceset inflamatore në organizëm
  • Largojnë dhembjen dhe përmirësojnë punën e trurit,

Të ngjashme