Lajme
“Konsultime për FSK-në dhe Policinë” në veri: NATO e publikoi në uebfaqe kërkesën e Stoltenbergut
Demokracia
15:02 | 09 Shtator 2023

Share:

Dy ditë më parë, në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e bëri publike një kërkesë.

Sipas tij, duhen konsultime të qenësishme në lidhje me dërgimin e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës në veri. Deklaratën e Stoltenbergut është publikuar edhe në uebfaqen e NATO-s.

“Ne presim konsultim me kohë dhe kuptimplotë për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë.” – citohet Stoltenberg në uebfaqen e NATO-s.

Të ngjashme