Lajme
Konjufca u thotë deputetëve të VV-së mos ta mbrojnë Qeverinë: Nuk do t’ua jap fjalën
Demokracia
13:58 | 14 Prill 2022

Share:

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vendosur mos t’ua japë fjalën deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tij nuk është debat për mbrojtje të Qeverisë.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi kjo e fundit shkeli Kushtetutën, raporton Demokracia.com.

I menjëhershëm ka qenë në Kuvend reagimi i deputetëve të LVV-së, duke i dalë në mbrojtje asaj.

Kështu, Glauk Konjufca, bashkëpartiak i tyre, vendosi që mos t’ua japë fjalën duke thënë se po e mbrojnë Qeverinë.

“Deputetëve të mazhorancës Halil Thaçi, Mefail Bajqinovci, Arjeta Fejza dhe Mirlinda Tishukaj Sadiku nuk do t’ua jap fjalën, sepse ka debat mes opozites dhe ministrave, jo mbrojtje të deputetëve të mazhorancës”, ka thënë ai./Demokracia.com/

Të ngjashme