Lajme
Konjufca reagon për situatën në Izrael: Në emër të Kuvendit të Kosovës shpreh ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që humbën më të dashurit e tyre
Demokracia
16:19 | 07 Tetor 2023

Share:

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është i tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit.

Ai ka thënë se qëndron në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese.

“I tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese. Në emër të Kuvendit të Kosovës shpreh ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar Konjufca në platformë X.

Të ngjashme